Takohen Ahmeti-Zaev: Arrihen bazat për përparim në marrëveshjen e koalicionit për Qeveri të re

Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti dhe Kryetari i LSDMsë Zoran Zaev zhvilluan
takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza
të mira për përparim.
Sot pasdite përfundoi takimi i punës në mes të BDIsë dhe LSDM-së dhe
Koalicionit “Mundemi në të cilin morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dhe
Ali Ahmeti  dhe Sekretarët partiak, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi.
Takimi u realizua pas dhënies së mandatit të Zoran Zaev nga Presidenti
Pendarovski për formimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar.
Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arritur
bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për
Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, në
ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.
Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel
të Sekretarëve partiak.
Marketing