Takohen Kurti-Mustafa

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka filluar takimi ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Marketing

Sipas mediave Kurti menjëherë pas përfundimit të mbledhja e Kryesisë së VV-së është nisur për në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me kreun e LDK-së. Raportohet se kreu i LDK-së në këtë takim do të paraqesë kërkesat e këtij subjekti për marrëveshjen e koalicionit qeveritar me VV-në. Bisedimet ndërmjet dy palëve kanë ngecur pas konstituimit të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, kur VV zgjodhi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit pa marrëveshje me LDK-në.

Marketing