Taksa ekologjike, Besimi: Mbështesim jetën cilësore për qyetarët

Vendimi për rritjen e taksës ekologjike për derivatet e naftëse dhe ulja e TVSH-në për çmimin e energjisë elektrike do të merret gjatë seancës qeveritare të së martës. Ministri Financavee, Fatmir Besimi tha se taksa ekologjike prej 3.5 denarë ka vetëm një qëllim, të financohen projketet ekologjike për një jetë më cilësore. Shtoi se Qeveria është e vendosur të jap dritë jeshile për këto dy propozime.

Marketing

“Sa i takon taksës ekologjike, ai është Ligj tjetër që përgatitet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor apo Ligji për mjedis jetësor. Aty, pjesa që parashihet për taksën ekologjike parasheh rritje të me qëllim që të mbështeten projekte për mjedisin jetësor, projekte që nënkuptojnë agjendë të gjelbër dhe energji të ripërtëritshme, rrespektivisht bëhetë fjalë për një agjendë e cila është për ne dhe gjeneratat e ardhshme për jetë më cilësore.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.

Sa I përket TVSH-në për çmimin e energjisë elektrike të amvisërisë, Besimi tha se ulet ndikimi tek qytetarët gjatë tranzicionit të liberalizimit të tregut.

“Sa i takon TVSH-së së energjisë elektrike për amvisëritë, nga 18 do të ulet në 5% dhe kjo do të zgjasë një vit. Pas kësaj, vitin e ardhshëm do të jetë 10%, kurse vitin e ardhshëm – vitin e tretë kthehet në 18%. Kjo ka për qëllim që të ndihmohen gjatë trazicionit të liberalizimit të energjisë elektrike të amvisërive, përkatësisht ajo të adaptohet shërbimet e tregut, që defakto nënkupton se për aq vlerë do të ketë më pak të hyra në buxhet.”, tha Besimi.

Ministri Besimi, më tej tha se Qeveria do të shkojë me propozim që këto risi të vlejnë nga 1 korriku, ndërsa ndryshimet e ligjeve të mund të votohen në Kuvend derisa para kësaj periudhe.

Marketing