Deputetët pranuan që përveç normave të interesit për borxhet e shërbimeve komunale të bëra deri në vitin 2011, të cilat përfunduan tek përmbaruesit, Ligji të vazhdojë edhe për faturat e grumbulluara për taksën e radio-difuzionit.

Deputeti Panço Minov kërkoi që në Ligj të porositen Bordet drejtuese të kompanive kreditore që t’i informojnë qytetarët debitorë, në ndonjërën nga gazetat ditore. Njoftimi duhet të jetë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe dhe t’i informojnë qytetarët se ka filluar shlyerja e normës së interesit. Minov kërkon që me këtë Ligj në mënyrë plotësuese të ulen kostot e proceseve.

Këto janë kosto për noterët, avokatët dhe përmbaruesit, në vend të propozimit të një të tretës, ne pranuam të jetë një e katërta, minimale – sepse lirojmë nga normat e interesit dhe është normale që për këto lëndë të ketë reduktim më të madh të shpenzimeve të realizuara- tha Panço Minov – “GROM”.

Samka Ibraimovski nga deputetët kërkoi që ky propozim -ligj të tërhiqet dhe të përpunohet një i ri, më i mirë. Arsyeja për këtë kërkesë është rezultat i debatit publik me organizatat e shoqërisë civile. Sipas tij, përfundimet kanë qenë se rreth 100 mijë qytetarë jetojnë në skllavëri borxhi.
Propozim-ligji nuk mund të bazohet në supozimin ligjor që debitori nuk është thirrur në vjetërsim juridik. Do të thotë se propozim- ligji nuk bazohet në supozimin se debitori do të veprojë në kundërshtim me interesat e tij- pohoi Samka Ibraimovski – deputet i “PCER”.

Kolegët e tij nuk e pranuan këtë propozim. Disa shoqata qytetare dy javë më parë deri tek deputetët dorëzuan edhe një propozim-ligj që parasheh shlyerjen jo vetëm të normës së interesit, por edhe të borxhit të plotë të faturave të energjisë elektrike, ujit, telefonisë dhe komunalet.

Shlyerje kërkohet për faturat e papaguara deri në fund të vitit 2014. Shpjegimi për miratimin e këtij ligji është se qytetarët këto borxhe i kanë paguar përmes taksave virtuale tek noterët dhe përmbaruesit. Megjithatë, deputetët janë kundër këtij propozimi me arsyetimin se ligji do të jetë diskriminues për ata qytetarë që rregullisht i kanë paguar faturat.