Taksitë së shpejti me tabela të verdha

Autoritetet në Shkup kanë bërë të ditur se në të ardhmen makinat e taksive do të kenë tabela me ngjyrë të verdhë dhe se ato do të dallojnë nga të tjerat.

Me këtë siç thuhet do të eliminohen kompanitë dhe makinat e palicencuara që funksionojnë në të zezë. Taksistët e anketuar për TMV2 shprehen se me këtë do të largohen taksistët e palicenuar sepse ata punojnë me çmime më të larta.

“Kjo është mirë sepse në këtë mënyrë do të dallohemi. Dallimi është se ne paguajmë tatim ndërsa ata jo . ata kanë çmime më të larta se ne ndërsa ne më të ulta ata më shumë fitojnë”.

“Ky ligj është i mirë sepse do të largohen taksistë e palicencuar”, shprehen taksistet.

Ndërsa nga Ministria e ekonomisë thonë se me tabelat e verdha qytetarët do të mundë ti dallojnë se cili taksistë i posedon të gjitha kushtet për punë sipas ligjit.

Kjo kërkesë është bërë nga Shoqatat e taksi vozitësve. Një risi tjetër është se të gjitha makinat e taksive duhet të kenë tabelat ndriçuese.

Këto ndryshime janë pjesë e ligjit të ri për taksi vozitësit.

evn