Taktizimet e partive politike për koalicionime parazgjedhore në Maqedoni

Edhe pse ka edhe 5 muaj deri te mbajtja e zgjedhjeve, partitë politike kanë filluar të masin pulsin për mundësinë për koalicione parazgjedhore. Tashmë spekulohet se në këto zgjedhje LSDM do të bëjë koalicion parazgjedhor me Alternativën e Afrim Gashit, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare mësuam se Alternativa kërkon 4 ulëse të sigurta për deputet. Për spekulimet e tilla, deshëm ta pyesim kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, por ai na tha se sot nuk do të japë deklarata politike. Nga Alternativa thonë se tani për tani negociojnë vetëm me Aleancën për Shqiptarët.

Marketing

Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela konfirmoi se po zhvillojnë bisedime. Ai paraprakisht në mënyrë publike thirri Lëvizjen Besa dhe Alternativën për koalicion parazgjedhor, me qëllim që të bashkohen dhe ta fitojnë BDI-në dhe PDSH-në. Enigmatike mbetet pozicioni i Lëvizjes Besa në rast të përbashkimit mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Nga Besa nuk ndajnë asgjë të re për momentin. Sipas informacioneve jozyrtare, në këto zgjedhje do të koalicionojnë BDI dhe PDSH. Nga opozitarja VMRO-DPMNE thonë se janë në riorganizim të koalicioneve parazgjedhore. Lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski, para disa ditëve në pyetjen e gazetarëve, tha se po bisedojnë me disa parti shqiptare. Problematike mbetet koalicionimi BDI-LSDM pas deklaratës së prerë të nënkryetarit të LSDM-së Muhamed Zekiri i cili tha se BDI-ja nuk është opsion koalicionimi./TV21

Marketing