Talat Xhaferi dekoron kuzhinierin e njohur, Faruk Nezirin

Shefi i njohur shqiptar i kuzhinës, Faruk Neziri, ka shtuar edhe një dekoratë në vitrinën e trofeve dhe mirënjohjeve.
Ai sot është pri.tur nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, prej të cilit ka pranuar një dhuratë speciale në emër të kabinetit të kryeparlamentarit.

Marketing

Në këtë mënyrë, njeriu numër dy në Maqedoni, ka shprehur mirënjohje për punën që po bën Neziri në afirmimin e shqiptarëve dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas përfundimit të takimit, Neziri ka folur për peshën që ka mirënjohja e sotme për të.

Me tone mjaft pozitive Neziri është shprehur për mikpritjen që ka hasur në kabinetin e kryeparlamentarit Xhaferi.

Faruk Neziri është një ndër shefat më të famshëm shqiptarë të kuzhinës. Ai është dekoruar shumë herë si në Itali, ku ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës, por edhe në nivel evropian.

Neziri është edhe një ndër bartësit e projektit “Shija Shqiptare”, projekt që me sukses po e promovon kuzhinën shqiptare në nivel evropian dhe botëror.

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi dekoron maestron e kuzhinës, Faruk Neziri (VIDEO)

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi dekoron maestron e kuzhinës, Faruk Neziri (VIDEO)Faruk Neziri Talat Xhaferi

Publiée par Lajm TV sur Mardi 26 mars 2019

Marketing