Talat Xhaferi do ta udhëheqë Komisionin për pajtim

Komisioni për pajtim i cili duhet të formohet me iniciativën e 8 deputetëve, sipas të gjitha gjasave do të udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Marketing

Pritet vetëm qëndrimi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ky është një nga vendimet nga takimi i koordinatorëve të grupeve të deputetëve me kryetarin e Kuvendit, që është edhe takimi i parë pas ngjarjeve të së premtes dhe votimi për fillim të ndryshimeve kushtetuese.

Në Kuvend pritet informacion edhe për grupin e ri të deputetëve të formuar nga tetë deputetët e opozitës të cilët votuan PRO ndryshimeve kushtetuese. Ata duhet të deklarohen se si do të veprojnë në të ardhmen në Kuvend, pas largimit të tyre nga VMRO-DPMNE.