Talat Xhaferi mohoi zërat që bojkoti e bën atë kryetar shteti

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në tubimin përmbyllës për zgjedhjet presidenciale për vitin 2019 të Bashkimit Demokratik për Integrim para të pranishmëve i mohoi zërat se mos dalja në fushatën zgjedhore ka të bëjë me atë se ai do të jetë kryetar i shtetit.

“Talati me konsensus është zgjedhur kryetar Kuvendit dhe në mos arritjes së censusit nuk bëhet dot Kryetar shteti, vetëm se do ti shtohet një obligim me çka do të përsëritet e gjithë kjo procedurë. Besoj që pas rrethit të parë të gjithë e kanë kuptuar se ideja e Ali Ahmetit për konsensualitetin buron nga Marrëveshja e Ohrit është ide që duhet sigurojë që përzgjedhja e qytetarëve duhet të jetë ajo që na dërgon përpara, përzgjedhje e cila na siguron funksionalitet institucional për të mundur të përmbyllim dhe të përmbushim ajo çka është pritshmëri e qytetarëve tanë,” u shpreh Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur që me zemër dhe shpirt të jenë drejt perëndimit, në Evropë dhe askund tjetër.

“Çdo mendim ndryshe prej këtij na kthen pas, na dërgon dikund në historinë e dhimbshme me çka askush nuk e dëshiron që të kthehemi pas. Unë si vëllai i juaj, kryetar i Kuvendit jam i përcaktuar për opsionin e Perëndimit dhe kjo vjen edhe nga rilindësit tan të cilët kanë thënë se dielli për ne lind në perëndim. Të gjithë e dimë se çka duhet të bëjmë me 5 maj duke dalur të gjithë që të votojmë që të arrijmë censusin duke mbështetur kandidatin konsensual. Unë jam për atë të vazhdojmë bashkë përpara që të mund të kemi një ardhmëri më të ndritshme në procesin e sapo filluar që tani më 12 vende e kanë ratifikuar protokollin për NATO dhe jemi në prag të hapjes së negociatave me BE-në,” potencoi Xhaferi.