Talat Xhaferi në Kuvend: Nuk jemi në çajtore! (VIDEO)

Gjatë debatit të ashpër për riformatimin e qeverisë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, është munduar t’i sqaroj deputetëve të VMRO-DPMNE-së pse nuk i lejoi opozitës t’i replikonte kryeministrit Zoran Zaev derisa ai po arsyetonte vendimin për ndryshimet në Qeveri, shkruan gazeta Lajm.

Marketing

“Humbëm tre orë sepse fillimisht u dakorduam për dicka që më vonë nuk u respektua. Flas si kryetar i Kuvendit dhe jo si në çajtore” tha Xhaferi, duke i’u drejtuar deputetit të VMRO-DPMNE-së i vazhdimisht ndërhynte gjatë sqarimit të kryetarit të Kuvendit.

Marketing