Talat Xhaferi nga Kërçova: Populli qëndron prapa neve në sfidat e rradhës

Në një nga tubimet qendrore të BDI-së në qytetin e Kërçovës para të pranishmëve ka folur bartësi i listës në zonën e V-të zgjedhore, Talat Xhaferi i cili shkurt ka kërkuar përkrahje nga qytetarët që të çojnë përpara punët që kanë nisur.

Marketing

“Nuk do të zgjatem për të folur shumë për faktin së dëshiroj nga fillimi t’iu them se në këtë fushatë për dallim nga ato paraprake është zgjedhur që të më besohet e drejta dhe roli i bartësit të listës në zonën e V-të zgjedhore, njësi kjo që për shumë gjëra është dalluese kudo që garojmë”, është shprehur kështu Xhaferi.

Ai para qytetarëve ka thënë se me mbështetjen e tyre guxojnë dhe munden si dhe kryelartë që të shërbejnë edhe më tej për popullin.

“Kudo që shkoj ju drejtohem edhe pse i ftojmë të mbajmë llogari për atë që është e nevojshme andaj kudo që kam qenë i dashur populli ynë me përulje kërkoj mbështetje që atë guxim të përforcojmë me kryeministrin e ri që të mundemi kryelartë të ju shërbejmë dhe më tutje, populli e ka vëmendjen e kthjellët dhe nuk haron andaj guximshëm qëndron prapa neve në guximet e fitoret e reja në këtë vend”, ka theksuar mes tjerave në fjalimin e tij para kërçovarëve, Talat Xhaferi.

Marketing