Talat Xhaferri: Kuvendi nuk ka bazë për të ngritur procedurë kundër Bogoevskit

Krye parlamentari Talat Xhaferi, vlerëson se nuk ka bazë për procedurë kundër deputetit Pavle Bogoevski, që është në kompetenca të Kuvendit, informojnë nga kabineti i krye parlamentarit Xhaferi.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë kur duhet të veprohet sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit është i detyruar të veprojë, të merr masa dhe aktivitete konkrete të cilat janë në përputhshmëri me kompetencat e tij. Në këtë moment nuk ka bazë për çfarëdo lloj procedure. Krye parlamentari i Kuvendit pret që institucionet kompetente të veprojnë me efikasitet dhe rasti të zbardhet në tërësi” kanë thënë nga kabineti i Krye parlamentari Xhaferi.

Nga VMRO-DPMNE, kanë kërkuar dorëheqjen e Bogoevski, nga funksioni i deputetit dhe kanë paralajmëruar se do të ngritin iniciativë për ti hequr mandatin.