Talenti i parë shqiptar i përzgjedhur nga Akademia e Real Madridit (FOTO)

Talenti kumanovar i futbollit, Erjon Salii që luan për klubin belg R.Union St.-Gilloise është pranë kalimit në klubin mbretëror spanjoll Real Madrid.

Marketing

Erjoni 14 vjeçar, që jeton në Bruksel dhe luan për klubin të Ligës së dytë belge, këtyre ditëve është përzgjedhur si futbollisti më i mire në kampin e Real Madridit në Belgjikë.

Erjoni deri tani është shqiptari i parë i përzgjedhur nga Akademia e Real Madridit.

Ai gjatë selektimit ka dalur si talenti më i mirë që ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka marrë notat më të mira nga ekspertët e klubit Real Madrid.

Erjoni ka hyrë në fazën e dytë të selektimit, ku do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve nga kampet e Real Madridit në shtetet e tjera.

Ai shpreson se me përgatitjet dhe përkushtimin e madh do të marrë vlerësimet dhe notat më të larta, duke siguruar një vend tek gjiganti i madh spanjoll.

Erjon Salii është i ftuar edhe nga përfaqësuesja e Kosovës për të luajtur për U15. Por dëshira e tij është që në të ardhmen të luajë edhe për kombëtaren shqiptare. (INA)