Talenti i Realit kafshohet nga kapiteni i Atletiko B në derbin madrilen (video)

Vinisius Zhunior, talenti për të cilin Real Madrid ka paguar gati 50 milionë euro, shkëlqeu në derbin Atletikos B, derbi madrilen i moshave.

Marketing

Pasi shënoi 2 supergola dhe Reali e kishte në xhep fitoren, Vinisius filloi të tregonte aftësitë e tij dribluese, duke vënë në lojë jo pak mbrojtësit rivalë.

Kapiteni i Atletiko B, Taki nuk ishte aspak dakord me mënyrën se si Vinisius po luante dhe e tradhtuan nervat, duke bërë një ndërhyrje shumë të rrezikshme.

E për më tepër, pas ndërhyrjes, kapiteni Taki tentoi edhe ta kafshonte në kokë talentin brazilian, para se të ndërhynin e gjithë pjesa tjetër e skuadrës.

Marketing