Talenti shqiptar i Bajernit merr vendimin befasues: Do të luaj me këtë kombëtare

Kosova dhe Shqipëria kanë humbur betejën për të bindur talentin shqiptar të Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani.

Marketing

Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, ndërsa mesfushori debutoi me fanellën e “panzerave” në takimin miqësor mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20.

Lajmi u konfirmua nga vetë lojtari i cili postoi një foto në Instagram me fanellën e Gjermanisë.