Taleski në një lëndë është liruar nga akuza, në një tjetër është dënuar me burg me kusht

Aktgjykim lirues për veprën penale “Kryerje të punës zyrtare në mënyrë të papërgjegjshme” i ka shqiptuar Gjykata Themelore e Manastirit ish kryetarit të komunës, Vlladimir Taleski, kanë konfirmuar për SDK nga Gjykata.

Ky proces gjyqësor është udhëhequr nga Prokuroria kundër Taleskit se derisa ka qenë kryetar i komunës nuk është kujdesur për ndërtesën e Shtëpisë së Oficerëve në Manastir dhe abazhurin në të,, nuk e ka siguruar objektin dhe nuk i ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e saj, me këtë i ka bërë dëm Komunës së Manastirit. Gjykata për këtë provës që në shkurt të këtij viti ka miratuar aktgjykim lirues, por prej atje theksojnë se është vendim i shkallës së parë dhe nuk është i plotfuqishëm.

Për procesin tjetër gjyqësor që kundër Taleskit udhëhiqej gjithashtu në Gjykatën e Manastirit për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” i është shqiptuar masë alternative, gjegjësisht dënim me kusht me dënim me burg prej një viti dhe afat të kontrollit për 3 vjet. Aktgjykimi është miratuar në korrik të këtij viti dhe nuk është i plotfuqishëm.

Taleski është njëri prej të akuzuarve në rastin “Transportuesi”, që e ka hapur Prokuroria Speciale në lidhje me keqpërdorimin e transportit të nxënësve në Manastir.

evn