“Talir 2”, pala mbrojtëse nuk do që Ristovska të përfaqësojë lëndën

Avokatët e të akuzuarve në rastin “Talir 2” kërkuan që të shtyhet seanca e sotme për shkak të ndryshimit të numrit të rastit dhe ligjshmërinë së vendimit të prokurorit të shtetit Ljubomir Jovevski që kjo lëndë ti ndahet ish-prokurores së PSP-së, Lançe Ristoska.
Ristoska qysh në fillimin e seancës së sotme dorëzoi vendimin e Jovevskit.

Marketing

Në rastin “Talir” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët me keqpërdorim të pozitës zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik SHN Beton SHA Shkup ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka lidhur marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike ose ndërmarrje në kundërshtim me Ligjin për partitë politike, Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për marrëdhënie obliguese.

Të akuzuarit në kundërshtim me rregullat ligjore kanë siguruar pasuri të konsiderueshme për partinë politike VMRO-DPMNE në vlerë prej 507.164.424 denarë, gjegjësisht 8.246.576 euro.

Marketing