Tallet që ia vuri emrin Zëri djalit, Elita Rudi i reagon komentuesit

Elita Rudi dhe Gjiko ka pak kohë që u bënë prindër, moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Zëri.

Emri i djalit të çiftit të njohur u komentua shumë në rrjet, pasi ishte më i pazakontë.

Marketing

Së fundi, Elita postoi disa imazhe në Instagram, në të cilat u shfaq bashkë me djalin, e ku nuk munguan komentet e ndjekësve.

Një prej tyre i shkruan “Paramendo kur t’rritet edhe pak kur t’i thonë: O Zëri lëshoja zërin televizorit”.

Kjo bëri që moderatorja t’ia mbyll gojën me përgjigjen, ku shkroi “Edhe Erës i thonë shumë po fryn era, edhe Borës i thonë shumë po bie borë, edhe Malit i thonë a po ikim në mal etj”.

Marketing