“Tanku”, pritet vendimi për dënimin e Gruevskit

“Nëse nuk mundesh gomarit, bjeri samarit”. Me këto fjalë ish ndihmës ministri i policisë Gjoko Popovski ka përfunduar fjalën e tij në procesin gjyqësor për rastin Tanku në Gjykatën e Apelit. Popovski i cili në shkallën e parë u dënua me 6 vjet e gjysmë burg hodhi poshtë akuzat se ka bërë vepër penale gjatë procedurave për blerjen e Mercedesit të blinduar në vlerë prej 600 mijë euro.

Marketing

Ai mohoi të ketë hartuar dokumentacionin teknik për marrëveshjen kontestuese pasi mercedesi sipas tij mund të blihej edhe me Marrëveshja direkte, në vend të procedurës transparente. Në vijë të njëjtë ishin edhe ankesat e avokatit të tij, por edhe ankesat e mbrojtjes të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski. Ai siç paralajmëroi dje nuk u paraqit në gjykatë ndërsa nuk erdhën as avokatët e tij, andaj ankesat e tyre i lexoi trupi gjykues.

Për fat të keq, kolegët e tjerë që mbrojnë të pandehurin Nikolla Gruevski nuk patën mundësinë të marrin pjesë në seancën publike dhe të paraqesin me gojë pretendimet e ankesave. Gjithashtu, mendoj se nuk ishte e drejtë, ndarja e procedurës kundër Gordana Jankullovskës, që të mundemi të gjithë së bashku në këtë procedurë të marrim pjesë dhe ti paraqesim argumentet”- tha Sterjo Zikov , avokat i Gjoko Popovskit.

Megjithatë, gjykata reagoi për shkak të mungesës së avokatëve dhe pas pauzës së parë, u njoftua se të paktën dy avokatëve të Gruevskit sot u janë anuluar gjykimet ndërsa të tjerët kanë qenë në një proces që kishte të bënte me paraburgim. Lidhur me ankesat tjera të palës mbrojtëse, reagoi Prokuroria Speciale. Sipas prokurorit Gavril Bubevski, dëshmitë qartë tregojnë se “Mercedesi” është blerë me furnizim të kurdisur publik, që nuk ka mundur të realizohet ndryshe.

Lidhur me fjalën e urtë që e përmendi prokurori Gjoko Popovski, në këtë rast ne godasim edhe kalin, edhe samarin. Kështu që, mendoj që nuk mban në këtë rast kjo që e përmendi, pasi janë të përfshirë të gjithë që janë pjesë e procesit të plotë për furnizimin e automobilit. Nuk ka dikush që nuk është i përfshirë”- u shpreh Gavril Bubevski, prokuror i PSP-së.

Gjatë mbledhjes publike pati edhe një protestë nga dhjetëra persona para ndërtesës së gjykatës. Tani pritet vendimi i gjykatës-nëse do ti pranojë ankesat e mbrojtjes dhe të kthejë lëndën në shkallën e parë ose do të konfirmojë vendimet. Nëse lënda kthehet është e qartë se Gruevski do të shpëtojë nga dënimi me burg pasi veprën të cilën e ka bërë në vitin 2012 vjetërsohet deri në fund të tetorit.

Marketing