Taravari fajëson shqiptarët për Koronën, lavdëron maqedonasit

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravri sonte ka fajsuar shqiptarët për rritjen e numrit të të infektuarve me virusin Covid 19 dhe ka lavdruar maqedonasit. Ai në emisionin ClickPlus në Tv21 u shpreh se shqiptarët nuk i kanë respektuar rekomandimet duke thënë se në lokalet shqiptare gjegjësisht në Çair dhe Gostivar në një tavolinë ka pasur nga katër- pesë persona ndërsa në pjesën maqedone ka pasur nga dy persona.

Marketing

“Shkon në Çair ose në Gostivar nga 4-5 vetë në masë, shkojmë në ndonjë pjesë maqedone qëndrojnë nga dy vetë në tavolinë” u shpreh Taravari sonte në Click Plus.

Ndryshe për të përgënjeshtruar deklarimet e Arben Taravarit ditë më parë në Shkup nuk u respektuan masat në lokalet në qendër të Shkupit siç është lagja “Debar Malo”, ku siç mund ta shihet në video vlon muzika e gjallë dhe aspak nuk respektohen masat e Covid 19.

https://www.facebook.com/watch/?v=278764723172624

Marketing