Taravari i lodhur dhe pa dëshirë për rikandidim, Bejta: Të jesh Kryetar komune është privilegj tu shërbesh qytetarëve!!

I ftuar në edicionin e lajmeve në Sitel, Kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka deklaruar që do të pranonte të rikandidojë , edhe pse, nuk ka dëshirë përsëri të jetë kryetar komune.

Marketing

“Unë do të pranoja, edhe pse po të më pyesni personalisht mua nuk do të kisha ndonjë dëshirë të vazhdojë. Mendoj se një Kryetar komune mund të tregojë gjithçka që din brenda katër viteve dhe nuk ka nevojë për mandat të dytë. Por, partia është në një periudhë ku pretendojmë të kemi shtatë – tetë, nëntë apo dhjetë komuna. Kemi kandidatë relativisht të mirë”, ka deklaruar Taravari.

Por, ky perceptim i kryetarit aktual të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, duket që nuk është i pranueshëm për ish kryetarin, Nevzat Bejta.

Në një status në Fejsbuk, Bejta duket që i është përgjigjur Taravarit duke thënë që posti i kryetarit të komunës është një privilet për tu shërbyer qytetarëve dhe duhet të bëhet me dëshirë dhe vullnet.

“Një Kryetar që nuk ka motivim dhe angazhim në punë, nuk mund ta bëjë qytetin më të mirë. Të jesh Kryetari i Gostivarit nuk është një barrë, por është një nderë dhe kërkon përkushtim për qytetarët dhe vendin”, ka shkruar Bejta, që siç duket është një përgjigje indirekte për kryetarin aktual, Arben Taravari.

Nuk është hera e parë që Taravari publikisht ka pohuar që postin e Kryetarit të komunës nuk e bënë me vullnet dhe dëshirë.