Taravari investon në objekt inekzistent?!

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ndan mjete financiare në vlerë prej 50 mijë eurove për objekt inekzistent.Bëhet fjalë për rikonstruimin e shtëpisë së kulturës në fshatin Zhelezna Reka,fshat ky i cili që nga viti 2000 është i pabanueshëm e në të cilin asnjëherë nuk ka pasur shtëpi të kulturës, pra Taravari investon në objekt inekzistent! Me këtë, kreu u komunës së Gostivarit, nuk po I përfill për kërkesat që kanë fshatrat tjera të kësaj ane për ngritjen e shtëpive të kulturës.
Se Taravari po manipulon,investon në objekt inekzistent, dëshmon edhe dokumenti i tenderit i muajit shtator të vitit 2019.

Marketing
Marketing