Taravari kërkon shpëtim nga VMRO-ja

”Mali digjet ndërsa vajza krihet “, tingëllon si një fjalë e urtë por që i shkon për shtati qëllimit të kryetarit të Gostivarit që ka filluar shumë herët të mendojë për zgjedhjet lokale. Taravari njëherit edhe sekretar i përgjithshëm i partisë më të madhe opozitare nuk mendon për Kovid-19 ,shifrat alarmante të të infektuarve dhe numrin e madh të vdekjeve shkruan TetovaSot.

Marketing

Atij i intereson pranvera e “fitores” personale , por që kësaj radhe ai nuk është i sigurt se do ndodhë sepse shumë gjëra janë kundër tij përfshirë edhe mënyrën si ka qeverisur dhe për këtë si gjithë të tjerët edhe ai ka fituar shumë kundërshtarë, shumë të zhgënjyer dhe shumë që në zgjedhje të dënojnë me votë.

Taravarit i interesojnë zgjedhjet vendore dhe që tani mbase ka filluar të ndjehet në ankth dhe ndihmën e kërkon gjetkë , në një adresë të gabuar-tek VMRO.
Ai e di se problemi që do ketë janë votuesit e tij , janë ata të zhgënjyer nga qeverisja e tij .Dhe derisa ai i bën llogaritjet që nuk i dalin, shpërfaq një aleat që mund ta ndihmojë atë dhe ky aleat është VMRO. Ai e paralajmëroi këtë koalicion të “shpëtimit” për të nën synimin e një mandati të dytë.

Por partia e Taravarit akoma nuk ka sqaruar humbjen e zgjedhjeve parlamentare .Ai flet si fituesi i ardhshëm ndërsa fsheh humbjen e fundit pa llogaridhënie.  Taravari e di se pushteti të tretë dhe këtë pushtet vendorë ai e ka patur tashmë ndërsa kërkon një mandat tjetër katërvjeçarë percjelle TetovaSot.

Taravari dhe partia e tij kanë zgjedhur tashmë një aleat si VMRO që të paktën deri tani shquhet për një nacionalizëm të theksuar dhe të hapur. Taravari e sheh si një ndihmë për rrezikun që ndjen nga humbja sepse ai flet për koalicione por nuk llogarit koalicionet e të tjerëve kundër tij dhe ata janë shumë më tepër

Marketing