Taravari pranoi fajin për gënjeshtrën e tij, ofendoi LPKnë dhe UÇKnë

Funksionari i lartë i partisë së fraksionuar nga PDSH e Menduh Thaçit, Arben Taravari, pasi e tha gënjeshtren e madhe në media, e demantua nga Kosova dhe Shqipëria, dhe heshti i turpëruar për tre ditë me rradhë, më në fund e pranoi që ka gënjyer duke dhënë sqarime shtesë për deklaratën e tij e cila gjithashtu ishte skandaloze.

Marketing

Taravari përsëri përmend faktorë të jashtëm që do ta ndihmojnë atë dhe fraksionin e tij, por me sa duket e ka fjalën për pronarët e veturës së “prishur” në Shkup të cilën e shtyu Taravari, e fotografoi vetën dhe më pastaj e postoi në Facebook si vepër të madhe humaniste.

Përveç se përsëri implikon Kosovën dhe Shqipërinë, Taravari dhe partia e tij, fraksioni i PDSHsë së Menduh Thaçit, Lëvizja për Reforma në PDSH, këtë herë ofendoi rëndë LPK-në (Lëvizjen Popullore të Kosovës), UÇK-në duke i etiketuar ato si lëvizje marksist leniniste.

Urrejtja patologjike dhe ofendimet ndaj BDI dhe UÇK nga eksponentë të kësaj partie që nga viti 2001 e gjer më sot nuk njohin kufinjë dhe janë për keqardhje.

Ish partneri jonë qeverisës, Lëvizja për reforma në PDSH fatkeqësisht nuk zgjedh metoda në politikë, kërkon faktorë të jashtëm, frigohet të përballet vet andaj kërkon viktima të rradhës në partitë tjera, shpif dhe mashtron, gënjen dhe përçan qytetarët, dhe të gjitha këto i bënë vetëm me një agjendë të vetme, mposhtjen e BDI-së dhe rrënimin e të gjitha të arriturave të shqiptarëve.

Marketing