Taravari takon inspektorin antishqiptar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim, inspektorin e lartë të arsimit, Gjorgji Ilievski, i cili së fundmi ka ngritur akuza në adresë të Ministrit të Arsimit Arbër Ademi. inspektori Gjorgji Ilievski njihet në opinion si antishqiptar ndaj politikave arsimore të shqiptarve gjegjësisht kundër UT-së.

Marketing

Pas takimit me Gjorgji Ilievskin, Taravari tha se edhe pse dy herë ministria i morri kompetencat dhe ja ktheu të njëjtat, me fillimin e vitit të ri shkollor, ka filluar presioni i ministrisë në drejtim të Komunës, me qëllim ri-marrjen e kompetencave.

Por çka thonë profesorët për inspektorin Gjorgji Ilievskin.

“Inspektori i lartë i arsimit Gjorgji Ilievski është i ndikuar politikisht”. Kështu vlerësojnë disa profesorë universitarë duke dyshuar në kredibilitetin e Ilievskit tij për kryerjen e detyrës që i është besuar.

Për profesorin Bashkim Ziberi thotë s Gjorgji Ilievski edhe në të kaluarën ka marr disa vendime skandaloze ndaj profesorëve dhe emrave të shquar akademik në vendin tonë.

“Unë mendoj gjithësesi që ai është i ndikuar politikisht”. “Inspektori Ilievski nuk ka kredibilitet të merret me rastet e vlerësimit dhe kontrollit në arsimin e lartë, për mendimin tim qe disa vite, sepse me vendimet që i ka marr ai në të kaluarën në mënyrën më skandaloze ka thyer jo vetëm profesionalizmin e vetë por edhe kredibiltetin e inspektoratit. Habitem që inspektorati deri tani nuk marr masa ndaj tij” ka theksuar Bashkim Ziberi, Profesor universitarë

Profesori Asllan Billali ka thënë se inspektori Ilievski merr vendime për kërkim dhe publikim të rasteve me vetë iniciativë dhe se vendimet e tij hidhen poshtë nga institucionet e ndryshme.

“Nuk është hera e parë që inspektori shtetëror i arsimit z. Gjorgji Ilievski publikisht të kënaqet me qëndrimet e tij personale, para përfundimit të procedurave, mbi parregullsitë e pretenduara me gjendje jo të plotë faktike, e që nuk paraqesin qëndrim zyrtar të institucionit ku është i punësuar si inspektor i arsimit, me ç’rast, këtu, shumë shkurt, duhet treguar zgjedhjet në thirrje mësimore-shkencore të kolegëve në fakultetet e tjera juridike në vend, deri sa kanë qenë funksionarë, ku qëndrimet personale dhe me vetiniciativë të inspektorit të përmendur kanë përfunduar ndryshe me vendimet e MASH”.- u shpreh Asllan Bilalli, Profesor universitarë

Profesoresha Katerina Todorovska është shprehur se Ilievski është dorë e zgjatur e VMRO-DPMNE-së.

“Shumë herë kam shkruar se NËSE DËSHIRON TA PRISHËSH SHTETIN, DUHET TA SHKATËRROSH ARSIMIN. Në ndërkohë, “Inspektori” me raste, kur ishte e nevojshme , dirigjohej nga ndonjë dorë e “fuqishme”, fillonte të kërkonte parregullsi në arsimin e lartë. Ku ishte inspektori të kryej kontrolle kur diplomonin, magjistronin dhe doktornin dikush nga emrat e njohur të VMRO-DPMNE-së? A duhet të filloj t’i numëroj tani?”- tha Katerina Todorovska, Profesoreshë universitare

Ndryshe Tarvari në prag të fushatës zgjedhore mundohet që nëprmjet Ilievskit dhe antishqiptarit më të madh të UT-së të bëjë fushatë politike.

Marketing