“Target-Fortesa” LSDM: Vendimi gjyqësor, ngadhënjim i drejtësisë

Vendimi i sotëm kundër të akuzuarve në rastin “Target–Fortesa” është dëshmi se koha e gjykatës së partizuar dhe e atyre që dikur ishin mbi ligjet, ka marrë fund. Kështu vlerësuan nga LSDM, sipas të cilës në Maqedoninë e Veriut ka ardhur drejtësia dhe ligjet janë për të gjithë të njëjta.

Marketing
“Është shqiptuar vendimi i parë për përgjimin e paligjshëm që Sasho Mijalkov dhe kreu i VMRO-DPMNE-së kanë praktikuar për vite me radhë. Me këtë, drejtësia erdhi për mbi 20,000 qytetarë, të cilët u përgjuan në mënyrë të paligjshme me vite, vetëm sepse ata nuk kanë menduan dhe vepruar si maja e VMRO-DPMNE-së. Ky vendim është një goditje e fortë për mbetjet e regjimit të VMRO-DPMNE-së të zbatuara nga Gruevski, Mijalkov, Jankullovska dhe shumë të tjerë, që ende po lulëzon në Pallatin e Bardhë.”,- tha Martin Kostovski nga LSDM.
Marketing