“Target–Fortesa”, VMRO-DPMNE: Sistemi i drejtësisë para “vdekjes klinike”

VMRO-DPMNE me vlerësim se sistemi i drejtësisë në vend është në prag të vdekjes klinike.
“Ky sistem në Maqedoni është në prag të vdekjes klinike, do të thosha në aparate, sepse asgjë nuk funksionon në të vërtetë. Drejtësi, me të vërtetë nuk ka drejtësi. E gjithë kjo është një cirk, e gjithë kjo është një teatër dhe një fjalë tjetër që unë do të përdor, është se luajnë me inteligjencën e njerëzve. Ju e patë atë që ndodhi këto ditë, e turpshme, e trishtuar, e mjerueshme për të parë çdo ditë një qytetar se çfarë po ndodh në vend.”,– deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.
Po ashtu VMRO-DPMNE e akuzoi kryeministrin, Zoran Zaev, se ka qenë në dijeni se Sasho Mijallkov, derisa kërkohej nga policia nuk ka qenë në Shkup, por në Serbi, dhe se koalicioni kriminal Mijalkov-Zaev po shkatërron sistemin.
Marketing