Vendimet e presidentit të SHBA-së Donald Trump për taksat doganore shqetësojnë aleatët, politikanët dhe bizneset e vendit të tij, duke i hapur gjithashtu rrugën një krize të re në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), ka shkruar gazeta amerikane New York Times, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës, pavarsisht se Trump shprehet se taksat doganore për çelikun dhe aluminin i ka ndryshuar për sigurinë kombëtare dhe për të shpëtuar nga konkurrenca globale prodhuesit amerikanë të metalit, metalet e vendve të OBT-së si Kanadaja, Meksika dhe BE-ja nuk përbëjnë kërcënim për SHBA-në.

Ndërkohë, ka shqetësime se çdo vendim që OBT do të marrë brenda organizatës mund të shkaktojë ndonjë problem.

Çdo vendim që do të merret ndaj administratës së Trump në organizatë, ashtu siç mund të çojë në largimin e Shteteve të Bashkuara nga organizata, mund të shtyjë gjithashtu që një vendim i marrë në favor të SHBA-së të zvogëlojë ndikimin e organizatës në vende të tjera dhe t’i shtyjë këto vende jashtë normave për të mbrojtur interesat e tyre të sigurisë kombëtare.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i OBT-së dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Tregtisë së Jashtme, Rufus Yerxa, në një deklaratë është shprehur se “Nëse SHBA ribën rregullat e OBT-së duke theksuar se mund të bëni çfarë të dëshironi për interesat e sigurisë kombëtare, atëherë ne duhet të jemi të përgatitur që çdo vend në botë të vijë me një përkufizim të ri në lidhje me atë se çfarë janë interesat më kritike të sigurisë kombëtare”.

Po ashtu, edhe drejtori i përgjithshëm i OBT-së, Robeto Azevedo, duke tërhequr vëmendjen se taksat doganore të Trumpit krijojnë një situatë të ndjeshme, ka paraljmëruar se “Pavarsisht sa objektive, balancuese dhe të paanshme të jenë vendimet e Trump, në fund do të jetë dikush që do të mbetet shumë i palumtur”.

Administrata e Trump gjatë disa muajve të fundit ka njoftuar tarifa shtesë doganore për një numër produktesh, kryesisht për çelikun dhe aluminin, të importuara nga vendet për të cilat ai pretendon se ato nuk kanë qenë “të drejta” ndaj SHBA-së.