Taseva: Është bërë lëshim i madh ligjor në Qeveri, dy funksionet janë të papajtueshme

Ish-kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Sllagjana Taseva në lidhje me vendimin e Anikorrupsionit që kryeministri Zaev nuk mund të kryejë edhe funksionin e kryeministrit dhe ministrit tha se bëhet fjalë për lëshim të madh e cila nuk duhet të kishte ndodhur.

Marketing

Ajo në intervistë për “Faktor” tha se është e pakuptueshme se si deri më sot askush nuk ka reaguar për këtë.

“Ligji është i qartë, ato dy funksione ligjërisht janë të papajtueshme. Tani duhet të tregojë se cilin funksion do të kryejë. Nuk ka asnjë pengesë për të qëndruar kryeministër, por për propozimin që të jetë ministër i financave, nuk duhet të ketë shpjegim fare në Kuvend. Si është e lejuar që të ketë një propozim të tillë është një pyetje e mirë dhe e konsideroj si një lëshim të madh”, tha Taseva.

Kryeministri Zoran Zaev mbajti fjalim sot në Kuvend dhe tha se do të dëgjonte Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe opozitën dhe do të hap debat për të sqaruar dilemën nëse, kryeministri, në të njëjtën kohë a mund të jetë edhe ministër i Financave./Telegrafi/

Marketing