Taseva: Të hetohen përgjimet në prokurori

Centralet telefonike dhe dilemat nëse janë përgjuar prokurorë dhe gjykatës duhet hetuar se nëse bëhet fjalë për punë joligjore brenda prukrorisë si dhe fatin e atyre bisedave. Kështu vlerëson Sllagjana Taseva nga “Trasparency International”, sipas ë cilës sektori i sigurisë ka kohë që është shkatërruar dhe nuk është i mirfilltë .

Marketing

“U paraqit diçka e re që përsëri ngjan në aferën e përgjimit. Me të vërtet nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë akoma. Fakti se ajo ka ndodhur në vet prokurorinë publike në një farë mënyre lehtëson punën,ose të paktën ashtu duhet të jetë. Ata janë më të thirrurit që brenda të kryejnë hetim de të shohin se çka në fakt ka ndodhur dhe çka do të dalë prej saj” – u shpreh Slagjana Taseva nga “Transparency Internacional”.

Taseva nuk përjashton mundësinë që njërëzit e parë të instiutcionit të kenë pasur njohuri për këtë sistem por ajo shton se, nëse dikush atë me vetëdije e ka ruajtur, kjo paraqet shkelje.

Poashtu ekspertët dhe sektori civil theksojnë nevojën për depolitizim dhe implemntim të reformave në sektorin e jurisprudencës.

“Kjo reformë duhet të ketë qëllimin të vetëm dhe ajo është ndarja e ati Shërbimi nga ndikimi politik. Deri më tani ajo ka qenë në shërbim të politikës ,të paktën atë që po e shohim ditëve të fundit dhe ajo nuk gxon të jetë ashtu. Ajo është aty për ruajtje dhe mbrojtje të rendit kushtetues. Nga reformat e para që duhet është të zgjidhet person i pavarur dhe nëse DSK do të jetë institucion Brenda MPB-së apo jashtë saj, bisedohet për atë” – tha Taseva.

“Si edhe vitin e kaluar për fat të keq trended sa u përket anulimit të seancave gjyqësore mbeten të njejta rreth 60 % ,megjithatë kemi edhe shkallë të ulët të përqindjes së transparencës në proceset gjyqësore” – tha Natali Petrovska nga “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Këto komentë u bënë në konferencën përmbyllëse të projektit “Përkrahje reformave gjyqësore dhe juridiko-penale” të organizuar nga Kualicioni i shoqatave të qytetarëve”Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Marketing