Tash për tash nuk ka rekomandim për mbyllje të kufijve me Kosovën dhe Serbinë

epa08490495 Police officer wearing protective mask checks documents from a passenger at the border crossing Tabanovce near Kumanovo, North Macedonia, 17 June 2020. North Macedonia?s Government has decided to open all border crossings starting on 17 June 2020. Passengers can cross the borders with condition to show a valid negative PCR test and go in 14 day mandatory self-isolation. Foreigners transiting the country for a period of maximum 5 hours can use all border crossings. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last three weeks, which is a big number for the small Balkan country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Qeveria nuk ka marrë rekomandim nga Komisioni për sëmundje infektive, as nuk ka sjell vendim për mbylljen e kufijve me Serbinë dhe Kosovën, konfirmoi dje kryeministri Oliver Spasovski dhe theksoi se për momentin mbetet të vlejë vendimi i vjetër, gjegjësisht se kufijtë janë të hapura. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se Komisioni po e përcjell situatën dhe tani për tani kufijtë mbeten të hapura derisa të merren informacionet e nevojshme për pasqyrën epidemiologjike të vendeve fqinje.

Marketing

Për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirusin në vendet fqinje, për dje u paralajmërua mbledhje e Komisionit i Sëmundjeve infektive, në të cilën, sipas njoftimeve, duhej të ishte diskutuar për mbylljen e mundshme të kufijve ose masa të tjera parandaluese.

Filipçe njoftoi dje nga Ohri se Komisioni i Sëmundjeve Infektive dje në mëngjes kishte komunikim me përfaqësuesit e vendeve përreth dhe deri në fund të ditës së djeshme priteshin informacione për gjendjen me virusin e koronës në të gjithë rajonin.

“Statistikat e fundit në të gjithë botën tregojnë se pandeGAZETA.MK nuk nuk po zbutet, ka gjithnjë e më shumë pacientë, kudo që masat kufizuese zbuten, ka shumë të infektuar të rinj. Ne kemi të dhëna për numrin e të infektuarve në vendet përreth. Këtë mëngjes në Komisionin e Sëmundjeve Infektive kemi bërë një komunikim intensiv me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe autoritetet shëndetësore në të gjitha vendet përreth, në mënyrë që të shohim pasqyrën e vërtetë epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe një pjesë e këtyre informacioneve presim të arrijnë në fund të ditës”, tha Filipçe.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi dje se ekzistojnë disa situata komplekse të ndërlikuara sa i përket transitit, të testeve PCR, disa informacione mungojnë. Do të jetë e rëndësishme të vazhdohet me këtë konsultim sepse të gjitha vendimet që ne ose kushdo qoftë në rajon dhe BE i merr në lidhje me kufijtë, para se gjithash janë kryesisht të prirura nga aspekti shëndetësor.

“Nuk ka politikë, nuk ka miqësi, llogaritja kryesore është pasqyra epidemiologjike”, tha Dimitrov.

Sa i përket ndalimit të shtetasve maqedonas që të udhëtojnë në vendet e BE-së deri në përmbushjen e mesatares prej 20 rasteve të reja për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit, që do të nënkuptojë se duhet për këtë periudhë të ketë më pak se 400 të infektuar të rinj me KOVID-19, Dimitrov theksoi se nëse të gjithë i përmbahemi masave, së shpejti do të arrijmë në përmbushjen e këtij kushti, i cili, siç theksoi ai, është një nga tre, sipas të cilave, BE-ja e formon listën e bardhë të udhëtimeve.

Dimitrovi përmendi se ndalimi nuk vlen për udhëtime thelbësore, siç janë qëndrimi i rregullt arsimi, arsyet humanitare, bashkimi familjar …, ndërsa njoftoi se në kontakt me vendet ku ka interes më të madh nga qytetarët e vendit të vërtetohen protokolle për sektorin e biznesit, i cili duhet të mbajë takim në ndonjë vend, si dhe për personat që zotërojnë pronë në ndonjë vend fqinj.

Në 24 orët e kaluara, 309 raste të tjera të të infektuarve janë konfirmuar në Serbi, ndërsa për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, masat e jashtëzakonshme janë në fuqi në Beograd dhe në pesë qytete të tjera. Autoritetet shëndetësorë në Serbi dje raportuan për 11 vdekje nga Kovid-19, edhe atë numri më i lartë në një ditë të vetme që nga fillimi i shpërthimit më 6 Mars. Qeveria ka ndaluar gjithashtu tubime në vende publike në ambiente të mbyllura për më shumë se 100 njerëz, ndërsa deri në 500 në ambiente të jashtme, me detyrimin për të respektohet distanca fizike prej një metër e gjysmë.

Marketing