Tatimet vjetore, konfirmimi edhe gjatë fundjavës

Qytetarët edhe gjatë fundjavës do të mund t’i konfirmojnë ose korrigjojnë paraqitjen vjetor tatimore, informojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Nga DAP thonë, pasi që afati i fundit për marrjen e statusit të kthimit të tatimit përfundimtar është në ditë jo-pune, sipas rregullores së datës 3 qershor, të hënën, deklaratat vjetore tatimore do të marrin statusin e deklaratave përfundimtare të taksave.

Deklaratat e verifikuara do të mbikëqyren nga DAP-i dhe do të miratohen nga person zyrtar dhe dallimi në tatimin duhet të paguhet deri më 30 qershor. Deklaratat të cilat nuk do të konfirmohen apo korrigjohen nga qytetarët do të konfirmohen zyrtarisht.

evn