Bankat do të dorëzojnë të dhëna në DAP për të plotësuar deklarata vjetore të tatimit për rreth 500 mijë qytetarë. Nga viti i ardhshëm, në vend që taksapaguesit vetë ti dorëzojnë informacionet në formë letre, atë do ta bëj DAP-i, i cili do tu lëshojë vërtetim qytetarëve për tatimin mbi të ardhurat personale. DAP do ti marrë të njëjtat të dhëna nga bankat që janë përdorur deri më tani për plotësim personal të deklaratës tatimore.

Sipas rregulloreve aktuale, çdo institucion që disponon këto të dhëna ka një detyrim ligjor dhe është e detyruar t’i japë ato me kërkesë të DAP-it. Përdorimi i të dhënave të marra nga bankat në DAP nuk është një risi, pasi ato janë përdorur rregullisht në procedurën tatimore deri tani”- tha Sanja Lukarevska – Drejtore e DAP.

DAP do ti shqyrtojë të dhënat në lidhje me të ardhurat e tatuara, dhe këshillohet të monitorohen edhe hyrjet që janë të tatueshme dhe që janë të realizuara jashtë vendit. Nga DAP shpjegojnë se transaksionet ditore të qytetarëve nuk do të monitorohen.

Duke përcaktuar përmbajtjen e të dhënave, qëllimi i përdorimit të këtyre të dhënave në DAP, afati i ruajtjes dhe shkatërrimit të tyre, etj, nuk mund të keqpërdoren për asnjë qëllim tjetër. Përveç kësaj, edhe rregullativa aktuale ligjore përcakton se të dhënat bankare nuk janë sekrete bankare nëse përdoren në një procedurë tatimore” theksoi Elena Petrova – DAP.

Deri më tani, Drejtoria ka mbajtur një sërë takimesh me Ministrinë e Financave, Shoqatën e Bankave dhe përfaqësuesit e sektorit bankar, BPRM dhe Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në këto takime është përcaktuar korniza për rrjedhën e këtyre të dhënave, përmbajtjes, dinamikën e dorëzimit dhe standardet e sigurisë.