Tatuazhi i ri i Rita Orës flet shqip, historia e veçantë pas tij

Rita Ora ka treguar për miliona ndjekësit e saj tatuazhin më të ri, i cili dallon nga të tjerët për faktin se është shkruar në gjuhën shqipe.

Marketing

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi ku shfaqet në profil, duke mbajtur flokët me duar për të treguar pjesën anësore të qafës së saj, ku shkruhet “zog”.

Përzgjedhja nuk është aspak rastësore por ka një domethënie të madhe për Ritën. Vetë ajo tregoi se kur ishte e vogël, nëna e saj e thërriste “Zogi mamit”, një kujtim që ajo donte ta përjetësonte në trupin e saj.

“Kur isha më e vogël nëna ime @veraora më thërriste ‘Zogi i mamit’, që do të thotë zogu i saj i vogël. Prandaj faleminderit @_dr_woo_ që ma bëre këtë kujtim që e dua shumë”, shkruan Rita.