TAV Maqedoni me rekomandime për udhëtarët në aeroportin e Shkupit

Operatori i aeroportit në shtet TAV Maqedoni i lut të gjithë udhëtarët e Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit të mbajnë higjienë personale në nivel të lartë dhe të mos krijojnë rrëmujë të panevojshme, duke e mbajtur distancën e rekomanduar ndaj njëri tjetrit i cili vlen për hapësirat e mbyllura, në pajtim me masat e Qeverisë.

Marketing

Tualetet, ku udhëtarët mund t’i lajnë duart me sapun, janë të locuara në shumë vende të aeroportit, në sallën në ndërtesën terminale, në arritje dhe nisje, gjatë daljes nga shteti, pas kontrollit të pasaportave, në afërsi të portave, gjatë hyrjes në shtet, pas kontrollit të pasaportave, në pjesën ku pritet bagazhi, përkujton në kumtesë TAV Maqedoni.

Prej atje theksojnë se në pajtim me masat e Qeverisë, por edhe në pajtim me dërgesat e tyre korporative për shëndet dhe mbrojtje gjatë punës, nga fillimi i kësaj situate vazhdimisht merren masa për rritjen e higjienës në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, si për udhëtarët, ashtu edhe për të punësuarit atje.

Lidhur e fluturimet, siç apeluan edhe javën e kaluar, duke e pasur parasysh atë që situata me koronavirusin ndryshon dita ditës, i lusin udhëtarët t’i ndjekin publikimet e fundit për fluturime në ueb faqen e kompanive ajrore dhe t’i kontaktojnë sektorët e tyre për klientë.

Në ueb faqen http://skp.airports.com.mk/ informacionet për fluturimet azhurnohen në kohë reale, siç i marrin nga kompanitë ajrore, thekson TAV Maqedoni.

Marketing