Falë këngës “Columbiana”, Tayna është kthyer një ndër reperet më të suksesshme në Shqipëri dhe kujtojmë se si sot një vit më parë, është publikuar hiti në fjalë.

Bukuroshja është bërë nostalgjike ditën e sotme dhe përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram thekson se para një viti nisi gjithçka.

“Sot 1 vjet është publiku ‘Columbiana’ ku nisi gjithçka. Ka qenë një vit plot suksese e sfida edhe një fillim i ri n‘jetën tem. Populli t‘bon e populli t‘rrzon, kështu që faleminderit shumë krejt juve që m‘keni pru këtu ku jom e që ju kanë pëlqy këngët e mia edhe për dashnin e madhe që ma jepni akoma”, ka shkruar ndër të tjera Tayna, krah fotos provokuese.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se së shpejti do të digjet vera për herë të dytë, ndërkohë rikujtojmë se pak ditë më parë përgjatë një prononcimi ekskluziv për “iconstyle.al” reperja u shpreh në këtë mënyrë: “Kënga e re nuk do jetë bashkëpunim. Ka për të qenë pak a shumë si ‘Columbiana’. Do publikohet pas muajit Ramazan.”

Atëherë i bie që Tayna do ta publikojë këngën e saj më të re pas pak ditësh