Tayna publikon këngën e re “Qe qe”, vjen me skena atraktive në klip

Reperja e njohur e skenës shqiptare, Tayna, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Marketing

“Qe qe” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e kishte paralajmëruar që një kohë përmes rrjeteve sociale.

Projekti vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale dhe i është kushtuar një kujdes i madh nga ana e artistes shqiptare.

Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet këngëtarja në bashkëpunim me Mumën, teksa për muzikën dhe producimin është përkujdesur producenti Cricket.

Ky i fundit po ashtu e ka realizuar miksmin e këngës, derisa për videon e veçantë është kujdesur ‘Sekuencë”.Në klipin e ri, Doruntina Shala (emri i vërtetë) vjen me një paraqitje të mahnitshme duke befasuar me stilin dhe guximin e saj.

23 vjeçarja shfaqet në formë të mrekullueshme dhe unike në secilën paraqitje të klipit.

Që nga nisja e këngës në gjuhën spanjolle e deri te shfaqja e saj si meksikane, Tayna ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Kënga tashmë është e disponueshme në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga admiruesit e muzikës së saj.

Marketing