Taynës i ndodhi e papritura në koncert, rrëzohet në mes të skenës

Diçka aspak e këndshme i ndodhi Taynës mbrëmë në koncert.

Reperja Tayna është shumë aktive me këngë dhe koncerte, për të cilat përgatitet deri në detaje

Marketing

Por, jo gjithmonë gjërat shkojnë si duhet, ngase artistëve u ndodhin edhe ato që nuk i planifikojnë.

Njësoj i ndodhi Taynës mbrëmë, teksa po performonte në koncert asaj i ndodhi një incident i vogël dhe u rrëzua në mes të skenës.

Momente të tilla të sikletshme u kanë ndodhur edhe shumë prej yjeve botëror, pasi janë gjëra që nuk mund t’i shmangin.

Madje, një rast i ngjashëm i ka ndodhur reperit Post Malone së fundi, por ky i fundit duket se ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se “Edhe ti” është kënga e fundit e Taynës, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Mozzik.

Marketing