Të akuzuarit: DSK-ja organizatore e ngjarjeve të 27 prillit

Pas më shumë se tre muajve nga gjykimi për ngjarjet e “27 prillit” dje në Gjykatën penale për herë të parë u theksua se Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim është organizator i hyrjes në Kuvendin e RM-së.

Marketing

Tre nga të akuzuarit deklaruan se ishin organizuar nga i akuzuari Aleksandar Vasilevski-Ninxha i cili megjithatë ka marrë urdhra të drejtpërdrejta nga ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski dhe shefi i i Drejtorisë, Nikolla Boshkovski.

Stefan Mlladenovski i akuzuar për dhunën në Kuvend, tha se i gjithë populli maqedonas por edhe organizatat e patriotëve maqedonas janë të keqpërdorur nga Aleksandër Vasilevski-Ninxha i cili merrte urdhra nga Vlladimir Atanasovski ish drejtor i DSK-së.

I akuzuari tjetër Mihaill Mlladenovski tha se gjatë sulmit në Kuvend i kanë thënë se është paraqitur Sinisha Aleksovski, këshilltar për sigurinë kombëtare tek presidenti Gjorge Ivanov dhe ka thënë se presidenti do të shpall gjendje lufte në orën 22 dhe se policia ushtarake është në gjendje gatishmërie që të arrestojë drejtuesit e LSDM-së.

Ai tha gjithashtu se edhe kur organizoheshin protestat përpara KSHZ-së, kishte instruksione që t’i ngrenë në ajër makinat e Petre Shilegovit dhe Lubomir Fërçkovskit, por një gjë e tillë u ndërpre në momentin e fundit. Mlladenovski në fund të dëshmisë së tij tha se kishin informacione se do t’i ngarkojnë për veprën cenim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë.

Marketing