Dy të akuzuarit për vdekjen e tifozit Nikolla Sazdovski të cilët janë të burgosur në burgun e Shutkës sot duhet të paraqitet në gjykatën penale.

Kundër të dyshuarit të tretë Jeton Luzha, ku prokuroria ndiqte procedurë hetimore si bashkëpunëtor në veprën e kryer, është anuluar hetimi, shkruan “Zhurnal”.

“Duke pasur parasysh se i dyshuari i tretë është ende i pakapshëm për autoritetet, për këtë person ka urdhër arresti ndërkombëtar”, theksojnë nga zyra e prokurorit.

Prokuroria themelore publike ka ngritur padi ndaj tre personave të cilët dyshohen për “vrasjes në mënyrë mizore”.

Sipas sulmuesve, ata e panë Sazdovskin rastësisht në stacion të autobusit pa ndonjë plan për ta vrarë atë. E kanë sulmuar për shkak të intolerancës së grupeve kundërshtare mes tifozëve. Sazdovski ishte anëtar i grupit të tifozëve “Komiti”, kurse sulmuesit ishin anëtarë të “Shvercerave”.