Të ardhurat dhe dalat në buxhet konform projeksioneve, pakoja e katërt e masave nuk do ta rrisë borxhin

Pakoja e katërt e masave ekonomike po përgatitet, ndërsa realizimi i saj nuk do të kontribuojë të rritet borxhi publik mbi 60 për qind të projektuar të BPV-së. Financimi është i qëndrueshëm. Të ardhurat dhe të dalat në Buxhet janë në pajtim me projeksionet me ribalancin e buxhetit.

Marketing

Këtë e bëri të ditur ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën e djeshme për shtyp në të cilën prezantoi prioritetet në mandatin e tij katërvjeçar si njeriu i parë i Ministrisë së Financave.

“Detyrë e jona është edhe sa më shpejtë të kthehemi në rrugën, e cila do të sjellë rritje solide ekonomike, rroga dinjitoze, krijim të vendeve të punës dhe ulje të papunësisë, politikë të parashikueshme tatimore dhe në përgjithësi, të ardhme evropiane këtu, për qytetarët tanë”, tha Besimi duke shtuar se për këtë është obliguar para Parlamentit dhe para vetes personalisht kur ka pranuar të jetë ministër i Financave.

Është i bindur se do të përfundojë me sukses misioni i tij, por vlerëson se nuk do të jetë lehtë.

“Gjendja është mjaft serioze, posaçërisht që është e madhe paqartësia për shkak të krizës shëndetësore. Në gjysmën e parë të vitit ka rënie reale të aktivitetit ekonomik prej 6,4 për qind. Në pajtim me ribalancin, i cili është bërë në maj, të ardhurat janë shkurtuar për 11,5 për qind në raport me buxhetin inicial. Borxhi shtetëror në fund të tremujorit të dytë këtë vit paraqiste 50,7 për qind të BPV-së. Varësisht nga zgjerimi i krizës shëndetësore, është e mundur të ketë korrigjim adekuat të rritjes së projektuar ekonomike në periudhën që vijon, por më me rëndësi është t’i ruajmë segmentet e ndjeshme tek qytetarët dhe ekonomia”, theksoi Besimi.

Siç theksoi të ardhurat dhe shpenzimet realizohen në suaza të planifikimit. Përfundimisht me 15 shtatorin realizimi i anës së shpenzimeve në Buxhet është 68,9 për qind dhe 65,5 për qind i anës së të ardhurave, ndërsa realizimi i investimeve kapitale është 41,2 për qind.

“Në periudhën e ardhshme do të përpiqemi që ana e të ardhurave dhe shpenzimeve të gjenerojë financim stabil të Buxhetit. Njëra nga arsyet për gjendjen e tillë të Buxhetit është çka ndodhi me koronakrizën, patëm qeveri teknike dhe situatë të jashtëzakonshme në të cilën një pjesë e madhe e projekteve nuk filluan të realizohen ose kishin ngecje. Në mbarë botën kishte ndalesë administrative u mbyllën shumë aktivitete ekonomike ashtu ndodhi edhe te ne. Kjo është një pjesë e sqarimit për situatën e përgjithshme shikuar nga ai aspekt i të ardhurave, tani për tani realizohen në korrniza të asaj që është planifikuar në projeksione”, potencoi Besimi dhe shtoi se muajin e kaluar, shtoi, patëm për 17,1 për qind më pak të ardhura te të ardhurat tatimore ose për 13,9 për qind më pak nga gushti i vitit të kaluar. Në korrik gjendja ishte më e mirë.

Potencoi punojmë në setin e katërt të masave dhe më së voni deri në fund të majit do të kemi propozim-masa të cilat do të varen nga vlera e pakos së masave, ndërsa mjetet do të sigurohen së pari me riprogramim.

“Do të shkojmë me riprogramim të mjeteve nga projektet për të cilat me besueshmëri të madhe dihet se nuk do të realizohen deri në fund të vitit me qëllim që të ketë mjete të alokuara optimale dhe efikase që planifikohen. Në përputhje me madhësinë e pakos do të shohim se sa do të ndikojë në borxhin publik për të cilin kemi pozitë të definuar qartë të jetë në korrniza të financimit stabil të ekonomisë sonë”, tha Besimi dhe shtoi se nëse sillet vendim për ribalanc kjo do të ndodh deri në fund të muajit.

Saktëson se në korrniza të Buxhetit të përhershëm me të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara parashikohet deri në fund të vitit të mos ketë borxh publik mbi 60 për qind të BPV-së.

“Tani përgatisim set të katërt të masave dhe që të gjejmë mjete të mjaftueshme për financimin e tij do të shikojmë se ku ka mundësi për riprogramim në Buxhetin e përhershëm nga projektet për të cilat e dimë se nuk ka mundësi të realizohen deri në fund të vitit. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për realizimin e të gjithë pakos në Buxhet dhe në korrniza të planifikimit të tanishëm ka hapësirë për detyrime plotësuese prej 60 milion euro në tregun vendor që nuk do të shkaktojnë rritje të deficitit buxhetor. Por, për atë opinioni do të informohet prejse do të definohet seti i masave”, potencon Besimi.