Të ardhurat në minimum, shpenzimet kapin qiellin

“Të ardhurat mesatare vazhdojnë të jenë për 10 mijë denarë më të ulëta se shpenzimet mesatare, që I kanë qytetarët e vendit”.

Marketing

Përderisa rroga mesatare në Maqedoni është rreth 25 mijë denarë, shporta konsumatore, e cila llogarit shpenzimet që qytetarët mund ti kenë për gjërat elementare për jetesë është diku rreth 32 mijë denarë. Ekipi i TVM2 doli në terren për të parë nga afër se si janë çmimet në treg.

Qytetarët ankohen se çmimet janë të larta, në krahasim me të ardhurat e tyre mujore.

Ata thonë se ndodh shpesh që të dalin për të blerë, por përfundojnë vetëm duke shikuar.

“Çmimet janë shumë të larta, rrogat janë të ulëta. Nuk di çfarë të them. Të rinjtë po na ikin. Nuk mundet me 10 mijë apo 9 mijë denarë të mirëmbahet një familje”.

“Mendoj se të shtrenjta janë çmimet. Për shembull nëse e krahasojmë me Gjermaninë, ku standardi jetësor është shumë më i lartë, rrogat janë më të larta, kurse harxhimet për ushqim janë të njejtat me të tonat apo më të lira”, shprehe bleresit.

Nga ana tjetër shitësit thonë se çmimet nuk janë të shtrenjta, por standardi jetësor i qytetarëve është shumë i ulët. Kjo ndikon negativisht edhe në punën e tyre, thonë ata.

“Shitja momentalisht është shumë dobët. Njerëzit nuk kanë para, ankohen, të ardhurat janë të pakta. Kjo ndikon edhe në fitimin tonë”.

“Shitje nuk ka aspak. S’kan para, për atë vijnë, u duket shtrenjtë. Çmimet nuk janë as të larta as të ulëta”, theksojnë shitësit.

Në shportën konsumatore janë përfshirë shpenzimet për banim, ato për higjienë, transport, kulturë, veshmbathje dhe shëndet.

“Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët më së shumti harxhojnë për produkte ushqimore, apo mesatarisht13.500 denarë në muaj dhe për amvisëri 10.500 denarë në muaj”.

Marketing