Të ardhurat për kokë banori, Maqedonia e treta në rajon

Kosova vazhdon të ketë vlerat më të ulëta të Bruto Produktit Vendor (BPV) për kokë banori me 3372 euro, krahasuar me vendet e rajonit, ndërkohë që Maqedonia është e treta është Maqedonia me 4757 euro.

Marketing

Statistika evropiane EUROSTAT ka publikuar së fundmi të dhënat e vlerës së Bruto Prodhimit Vendos, ndërsa në listë kryeson Mali i Zi me 6646 euro si vendi me jetesë më të qëndrueshme në rajon. Serbia me 5126 euro radhitet e dyta, e pasuar nga Maqedonia me 4757 euro, Bosnjë dhe Hercegovina me 4473 euro, ndërsa dy të fundit janë Shqipëria me 3983 euro dhe Kosova e fundit me 3372 euro, shkruan gazeta Koha.

Bruto Produkti Vendor, sipas Raportit të EUROSTAT-it, është treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik dhe që paraqet rezultatet finale të prodhimit në të gjitha aktivitetet e njësive prodhuese rezidente. Bruto Produktit Vendor sipas EUROSTAT-it është llogaritur sipas tri elementeve: qasja e prodhimit, qasja e shpenzimeve dhe qasja e të ardhurave në shtet.

Pavarësisht faktit se Maqedonia llogaritet ndër të fundit në Evropës sa i përket standardit jetësor, madje krahasuar edhe me Malin e Zi, Bullgarinë dhe Serbinë, të dhënat e zyrtare të EUROSTA-it që përfshijnë periudhën 2008- 2017 tregojnë se gjatë kësaj periudhe, vazhdimisht ka pasur rritje të BPV-së, pasi në vitin 2008 kjo normë ka qenë 2780 euro për kokë banori.

“BPV në Maqedoni ka ecur më një ritëm relativisht të mirë, por jo për të zënë Bruto Produktin për kokë banori të vendeve të rajonit dhe për të zvogëluar shkallën e papunësisë që është në rritje e sipër. Zakonisht BPV këto 17 vjetët është rritur mesatarisht 3.8 për qind, që nuk siguron zvogëlim të papunësisë dhe nuk e zë hapin me vendet e rajonit”, thuhet në raport, transmeton Koha.

Krahasuar me vitet tjera, EUROSTAT-i raporton se ka pasur rritje të Bruto Produktit Vendor, por kjo shumë nuk siguron standard dhe nuk gjeneron mirëqenie më të mirë jetësore për qytetarët e vendit. Madje, rekomandimet drejtuar autoriteteve qeveritare thonë se shteti duhet të krijojë kushte më të mira të të bërit biznes, duke filluar nga industria e prodhimit, në mënyrë që Maqedonia të ketë mundësi të rrisë zhvillimin e përgjithshëm ekonomike, rrjedhimisht edhe Bruto Produktin Vendor.

“Autoritetet në rend të parë duhet të krijojnë siguri ligjore për të tërhequr investime të huaja direkte dhe krijimin e vlerave të reja të shtuara, do të thotë investim në sektorin e prodhimit. Vetëm kjo do të krijonte mundësinë e rritjes se Bruto Produktit dhe atë jo vetëm nga konsumi, por nga prodhimi. Aktualisht determinante e rritjes se BPV- së është konsumi, i cili pjesërisht financohet nga remitencat”, thuhet në rekomandimet e EUROSTAT-it.

Në anën tjetër, Bruto Produkti Vendor për kokë banori në vendet e Bashkimit Evropian është 29.396 euro. E për të arritur vendet e Ballkanit Perëndimor këtë vlerë të të ardhurave, sipas raportit të ditëve më parë të Bankës Botërore, nevojiten rreth gjashtë dekada.

Marketing