Të arrestuarit të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit special Sylë Hoxha për caktimin e masës së paraburgimit.

Masën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve e ka dorëzuar dje në gjykatë Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria ka kërkuar që të dyshuarve t’u caktohet 30 ditë paraburgim, tre nën dyshimet rreth vrasjes së ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Gjatë operacionit të djeshëm janë arrestuar tre persona në dyshimet se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nën kryetari i listës serbe Milan Radoiçiq, i cili pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar./kallxo.com