Të brendshmet për të cilat çmendej Hitleri

Thuajse çdo detaj nga jeta e Hitlerit është tentuar të zbulohet nga shkencëtarët, dhe së fundmi është zbuluar diçka e “veçantë”.

Bëhet fjalë për shijet e diktatorit për të brendshmet.

Marketing

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për të brendshmet prej mëndafshi me inicialet EB, të cilat pretendohet se janë të së dashurës së tij Eva Braun.

Ato thuhet më tej janë gjetur rreth 70 vite më vonë dhe pritet që gjatë kësaj jave të vihen në shitje, me anë të një ankandi.

Theksohet se të brendshmet e Eva Braun janë gjetur nga një ushtar amerikan, i cili i ka gjetur ato në një bunker të braktisur në Hotelin Platterhof, afër shtëpisë së Hitlerit në Alpet Bavariane.