Të burgosurit pa dokumente, të padukshëm për shtetin

Në Maqedoni për vitin 2017/2018 figurojnë më shumë se 300 persona të cilët kanë kryer dënimin në ndonjë nga shtëpitë përmirësuese/ndëshkuese në vend, por të njëjtët janë arrestuar dhe kanë përfunduar dënimin pa pasur dokumente identifikimi. Kjo kategori personash është juridikisht e padukshme për shoqërinë.

Marketing

Madje, shifra prej 300 të tillësh përmendet në raportin vjetor të Avokatit të Popullit. Numër i saktë i personave që nuk posedojnë dokumente identifikimi nuk dihet, sepse institucionet përmirësuese/ndëshkuese nuk mbajnë evidence. Zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, tha se shqetësues është gjithashtu fakti se nuk ndërmerret ndonjë hap për regjistrimin e këtyre individëve dhe pajisjen e tyre me dokumente.

Ajo që konstatuam është se deri tek Ministria e Punëve të Brendshme, ka dyfish më pak të kërkesa të dorëzuara për konfirmimin e identitetit të personit që i nënshtrohet dënimit, , nga numri i atyre që nuk kanë dokumente identifikimi.”- theksoi Vaska Bajramovska-Mustafa -Zv/ Avokate e Popullit

Vetëm tre shtëpi përmirësuese-ndëshkuese u përgjigjën se kanë të dhëna për personat e lëshuar, 4 të tjera nuk dhanë asnjë përgjigje, ndërsa të tjerët thanë se nuk mbajnë evidencë të tillë, me arsyetimin se bëhet fjalë për një kategori shumë të ndryshueshme.

Institucionet kanë thënë se do t’i marrin parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe se menjëherë do të vazhdojnë me masa më intensive për zgjidhjen e këtij problem dhe i porositëm se duhet të trajtojnë me kujdes pjesën e financave dhe se kjo nuk guxon të rëndojë në kurriz të të dënuarve.”- Vaska Bajramovska-Mustafa -Zv/ Avokate e Popullit.

Bajramovska thekson se kjo kategori individësh nuk mund të shfrytëzojë asnjë të drejtë. Si për shembull kanë qasje të kufizuar ose aspak deri tek e drejta për kujdes shëndetësor, sigurim social, nuk mund të realizojnë as të drejtën e tyre për të votuar e të tjerë. Nëse ndonjë nga këto persona shkel ligjin institucionet nuk kanë se si të verifikojnë identitetin e të njëjtit.

Marketing