Të dielën nis turneun “Dëshmorët e kombit Haraçina 2001”

Të dielën, në palestrën e sporteve “Skënderbeu” në Haraçinë do hedhet shorti për turneun e 2-të përkujtimor i minifutbollit “Dëshmorët e kombit Haraçina 2001”, i cili organizohet nga familjarët e dëshmorëve të Haraçinës.

Marketing

Këshilli organizativ sot bëri të ditur se të gjitha të ardhurat nga ky turne do të ndahen për bamirëse dhe do jenë në përkrahje të familjeve me gjendjen më të rëndë ekonomike dhe sociale.

Ndërkohë bëhet e ditur se sistemi i garave do jetë në grupe e jo me eliminime direkte, siç ishte paralajmëruar më parë. Për sivjet organizatorët numrin e ekipeve pjesëmarrëse e kanë kufizuar në gjithsej 32 ekipe, ndërsa deri më tani sipas tyre janë paraqitur 25 ekipe.

Marketing