Të enjten dhe të premten regjistrimet në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”

Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup të enjten dhe të premten (30 dhe 31 gusht) do të realizohet afati i parë i paraqitjes për regjistrim të kandidatëve në vitin e parë të studimeve deridiplomike në vitin akademik 2018/2019.
Në pajtueshmëri me Ligjin e ri për arsim të lartë, fillimi i vitit studimor në vend që më 15 shtator do të jetë më 1 tetor, siç fillonte deri para dhjetëra viteve.

Marketing

Sipas Konkursit të cilin UCM e publikoi në qershor, të lira janë gjithsej 11.661 vende, prej të cilave për të rregullt në kuotë shtetërore ka 5.913, të rregullt me bashkëfinancim të studimeve 4.573 dhe për studentë me korrespondencë 1.175 vende. Si edhe viteve të kaluara, çmimi për studim të rregullt është 200 euro, ndërsa për bashkëfinancim të studimeve dhe për me korrespondencë është 400 euro.

Kushtet dhe kriteret për regjistrim dhe dokumentet e nevojshme janë shpjeguar në Konkursin, e publikuar në ueb-faqen: www.ukim.edu.mk.

Afati i dytë për regjistrim në UCM është më 13 dhe 14 shtator, ndërsa afati i tretë më 24 shtator në fakultetet në të cilët do të ketë vende të lira.

Marketing