Të enjten nis Festivali poetik “Ditët e Naimit”

Nga dita e enjte, në Tetovë, fillon Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit”.

Marketing

Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, deklaroi sot se manifestimi do të realizohet në Tetovë pjesa e parë, ndërsa nata finale do të mbahet në Korçë, pas të cilës, edhe do të bëhet ndarja e çmimeve për poetët më të mirë.

Përndryshe, në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, pritet të marrin pjesë 35 poetë nga vendi dhe bota.

“Në ditën e dytë të festivalit do mbahet ora letrare “Poetë dhe vargje” në Teqenë “Arabati Baba” në Tetovë dhe natyrisht poetët do të vizitojnë edhe ca monumente historike kulturore në Tetovë. Në ditën e tretë të festivalit, poetët do të nisen për në qytetin e Korçës, duke vizituar kështu Strugën dhe Pogradecin, ndërsa në mbrëmje do të mbahet nata finale e festivalit ku edhe do të caktohen nga juria poetët fitues”,- deklaroi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu.

Në kuadër të festivalit, sivjet pritet të botohen edhe dhjetë tituj të rinj të librave me poezi, mes të cilave edhe një antologji e poezisë moderne maqedonase, që për herë të parë ndodh në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.

Marketing