Të famshmit që kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë vitit 2019

Edhe gjatë vitit 2019 disa prej të famshmëve tanë lidhën kurorë me partnerët e jetës.

Marketing

Fytyrat publike marrin gjithmonë vëmendje si për jetën profesionale, ashtu edhe për atë private, shkruan lajmi.net.

Në mediet rozë, kanë marrë vëmendje të madhe dasmat e VIP-ave tanë, të cilët organizuan dasma madhështore.

Më poshtë mund të shihni listën dhe detajet e dasmave të artistëve që u martuan gjatë vitit 2019.

Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi

Këngëtarja Gresa Behluli më 30 mars 2019  kurorëzoi dashurinë 10-vjeçare me Lulzim Ibrahimin. Ajo organizoi dasmë madhështore, ku ftuan miqtë dhe familjarët e tyre.

Në dasmën e Gresa Behlulit, morën pjesë edhe shumë emra të njohur të estradës, të cilët u kujdesën edhe për argëtimin e të ftuarve.

Për ndryshe, ashtu siç e do tradita, Gresa organizoi edhe natën e beqarisë apo kanagjeqin, ku e  veçantë ishte kënga që e këndoi bashkë me nënën, këngëtaren Shkurte Fejza.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Dyshja e njohur Blero dhe Afrona në shtator të 2019-ës vendosën ta kurorëzojnë dashurinë me martesë.

Më 21 shtator, Blero dhe Afrona organizuan dasmë përrallore në Shqipëri, kurse lista e të ftuarve ishte e gjatë, përfshirë edhe një numër të madh nga kolegët e estradës.

Natyrisht, që kjo dasmë ishte ndër më të komentuarat në mediet rozë gjatë vitit 2019 për secilin detaj të saj, përfshirë fustanet e Afronës, artistët që kënduan, e shumë të tjera.

MC Kresha dhe Erzina Shehu

Në ditët e fundit të vitit 2019 në estradën shqiptare u organizua një dasmë tjetër, e cila habiti të gjithë.

Bëhet fjalë për dasmën e reperit MC Kresha me Erzina Shehun, që mbajtën në fshehtësi çdo gjë deri në momentin e kurorëzimit.

Kresha e ka mbajtur jetën private larg vëmendjes së medieve, ndërsa dasmën ia ‘zbuluan’ miqtë e estradës, ani pse pa dëshirën e reperit.

Ata publikuan imazhe të shumta në rrjete sociale, duke treguar kështu atmosferën që mbretëroi në atë vend.

Krahas dasmave të tjera të lartpërmendura, ajo e Kreshës dhe Erzinës që u mbajt më 15 dhjetor befasoi të gjithë pasi paraprakisht nuk u bënë të ditura detajet.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Një çift i dashur për publikun që janë tash e sa vite bashkë, vendosën që më 2019 ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani vendosën që të kurorëzohen në Malvide më 7 maj. Martesa e tyre u bë gjatë pushimeve të dyshes bashkë me vajzën.

Për ndryshe, Albani dhe Miriami janë plot 12 vite bashkë dhe presin që së shpejti të bëhen prindër për here të dytë.

 Fiona Gllavica dhe Arbnor Pacolli

Edhe aktorja Fiona Gllavica në korrik të 2019-ës u martua me partnerin e saj, Arbnor Pacolin.

Fiona, e cila u bë e njohur me rolin e Pajtesës në serialin  “Ç’ka ka shpija” dhe bashkëshorti i saj, organizuan dasmë madhështore në Prishtinë.

Pas dasmës, dyshja udhëtuan në një destinacion përrallor për muajin e mjaltit.

 Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Një tjetër dasmë që u organizua gjatë 2019-ës ishte edhe ajo e Jonida Vokshit me Besnik Krapin.

Aktorja dhe partneri i saj kurorëzuan dashurinë me martesë në një dasmë të organizuar në bregdetin shqiptar.

Dafina Dauti dhe Tafil Kurtishi

Këngëtarja Dafina Dauti, gjatë muajit shtator konfirmoi se është martuar me Tafil Kurtishin.

Ajo në një intervistë dhënë  për “Mirage”, kishte konfirmuar se po pret të bëhet nënë për herë të dytë dhe se ishte shumë e lumtur.

Dafina ka edhe një vajzë nga martesa e parë, po ashtu edhe partneri i saj i ri ka një djalë nga martesa tjetër.

Dyshja nuk kanë bërë dasmë, por janë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe ndajnë të njëjtin profesion.

Skerdi Ago dhe Vesa Rama

Një tjetër çift që i dhanë fund beqarisë në vitin 2019 janë edhe Skerdi Ago dhe Vesa Rama.

Për dallim prej kolegëve, Skerdi nuk preferoi të organizonte dasmë, por kurorëzimi i tij u bë larg syrit të medieve.

Për këtë çift, 2019-a do të mbahet mend si viti që ua solli kujtimet më të bukura, ata po presin që së shpejti të bëhen prindër.

Krahas martesave, në shoubiz gjatë vitit 2019 kishte edhe prej atyre që filluan lidhje të reja dashurie, e për fat të keq, disa i dhanë fund lidhjeve disavjeçare.

Megjithatë, ky vit mund të hyjë në listën e viteve kur ngjarje të shumta u zhvilluan në shoubizin vendor. /Lajmi.net/

Marketing